Biden dhe McCarthy arrijnë marrëveshjen përfundimtare për tavanin e borxhit
2023-05-30 10:43:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, finalizoi një marrëveshje buxhetore me kryetarin e Dhomës amerikane të Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, për të pezulluar tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarë deri më 1 janar 2025.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se marrëveshja ishte gati për t'u votuar në Kongres, shkruan “CGTN”.

Marrëveshja, nëse miratohet, do të parandalojë që qeveria amerikane mos të paguajë borxhin e saj dhe vjen pas javë negociatash të nxehta midis presidentit amerikane dhe republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve.

Marrëveshja ende duhet të kalojë në Kongresin ngushtësisht të ndarë përpara 5 qershorit.

Departamenti amerikan i Thesarit bën të ditur se do të ketë mungesë të parave për të mbuluar të gjitha detyrimet e tij.

Në Shtetet e Bashkuara, një mospagim mund të shkaktojë ngrirjen e tregjeve financiare dhe të shkaktojë një krizë financiare ndërkombëtare.

Analistët thonë se miliona vende pune do të zhdukeshin, huamarrja dhe normat e papunësisë do të rriteshin dhe një rënie e tregut të aksioneve mund të fshinte triliona dollarë në pasurinë e familjes.

Gjithçka do të shkatërronte tregun prej 24 trilionë dollarësh për borxhin e Thesarit. (Fatosi)