Elon Musk: Programi hapësinor i Kinës është më i përparuar sesa shumica e njerëzve kuptojnë
2023-05-30 15:37:44

Foto nga TWEET

Foto nga TWEET

Të hënën, CEO-ja i Tesla dhe SpaceX Elon Musk vlerësoi lart në Tweet programin hapësinor të Kinës, duke thënë se ky program është "më i përparuar sesa shumica e njerëzve kuptojnë".

Shefi i Tweet i tha këto duke ndjekur një tweet të bërë nga Chris Hadfield, një astronaut kanadez i dalë në pension, i cili citoi një raport të CGTN-it me fjalë të dizajnerit të përgjithshëm të programit kinez të eksplorimit në Hënë, Wu Weiren.

Wu Weiren tha: "Deri në vitin 2030, populli kinez do të mund të ulet në Hënë. Ky nuk është një problem."

Sipas njoftimeve, Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës publikoi një plan për fillimin në vitin 2022 të etapës së katërt të programit të eksplorimit në Hënë, duke përfshirë 3 misione të lëshimit të "Chang'e-6", "Chang'e-7" dhe "Chang'e-8" dhe ndërtimin e një stacioni ndërkombëtar eksplorues në Hënë. (Fani)