Kina nisi ekuipazhin e ri për stacionin hapësinor
2023-05-30 12:21:27

foto nga CFP

U lëshua me sukses raketa mbartëse “Marshimi i Madh 2F” me anijen kozmike "Shenzhou 16"/ foto nga CFP

Misioni i anijes kozmike “Shenzhou 16”, misioni i parë me kozmonaut pas funksionionimit të plotë të stacionit hapësinor të Kinës, filloi udhëtimin e tij të parë të suksesshëm të martën.

Anija kozmike “Shenzhou 16”, u lëshua në orën 9:31 paradite nga raketa mbartëse “Marshimi i Madh 2F” nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Jiuquan në eriperëndim të Kinës.

Anija kozmike do të lidhet automatikisht me modulin thelbësor “Tianh” të stacionit hapësinor, pas hyrjes në orbitën e përcaktuar.

foto nga CFP

Kozmonautët kinezë të anijes "Shenzhou 16", Gui Haichao (majtas), Jing Haipeng (mes) dhe Zhu Yangzhu (djathtas)/ foto nga CFP

Misioni i anijes kozmike “Shenzhou 16” përbëhet nga tre astronautë kinezë. 

Jing Haipeng, që bëhet i pari taikonaut që hyn në hapësinën kozmike për herën e katërt me këtë mision, shërben si komandues dhe piloti i anijes. Para këtij misioni, veterani mori pjesë përkatësisht në misionet e “Shenzhou 7”, “Shenzhou 9” dhe “Shenzhou 11” dhe shërbeu si komandues në dy misionet e fundit.

Zhu Yangzhu, pedagog me titullin e doktorit në universitet, luan rolin e inxhinierit për fluturimet hapësinore. Zhu do të jetë inxhinieri i parë i fluturimit në stacionin hapësinor të Kinës.

Gui Haichao, profesor në Universitetin e Fluturimeve Ajrore e Kozmike të Pekinit, habiti shumë përdorues të internetit, pasi Kina publikoi të hënën informacionet e këtij ekuipazhi, me taikonautin e parë me syze. Gui shërben si eksperti i ngarkesës, i pari ekspert i tillë në stacionin hapësinor kinez. (Wang Lei/ Eda)