Ministria e Jashtme e Kinës: NATO të veprojë në favor të paqes në rajon
2023-05-30 18:50:30

foto/MPJ

foto/MPJ

Kohët e fundit janë  përshkallëzuar tensionet në rajonet e Kosovës dhe Metohisë. Duke reaguar ndaj kësaj situate, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning tha në një konferencë të rregullt shtypi  të marten se Kina po i kushton vëmendje zhvillimeve përkatëse.

Sipas raportimeve të së hënës, forcat e KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe Policia Speciale e Kosovës u konfliktuan me banorët serbë, të cilët po protestonin, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra personave.

Lidhur me këtë zëdhënësja e diplomacisë kineze tha se "Kina mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, kundërshton veprimet e njëanshme të ndërmarra nga Institucioni i Përkohshëm i Vetëqeverisjes në Prishtinë dhe bën thirrje për zbatimin e detyrimit për të formuar një qytet të bashkuar. Ne i bëjmë thirrje NATO-s të respektojë seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve të interesuara, në favor të  paqes në rajon  ”.  (Fang Xiaoyu/Eda)