Mjetet e prodhimit në Kinë shënojnë rënie
2023-05-29 10:52:37

Foto nga VCG

Shumica e mallrave kapitale të monitoruara nga autoritetet statistikore të Kinës regjistruan çmime më të ulëta në mes të majit krahasuar me fillimin e këtij muaji, njofton “Xinhua”.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, nga 50 mallrat kryesore, 8 prej tyre raportuan rritje të çmimeve gjatë kësaj periudhe, ndërsa 41 ishin më të lira dhe një mbeti i pandryshuar.

Çmimet e mishit të derrit ranë me 1.4 për qind dhe çmimet e sojës u rritën me 0.9 për qind.

Të dhënat, të publikuara çdo 10 ditë, bazohen në një anketë të rreth 2000 shitësve me shumicë dhe shpërndarësve në të gjithë vendin. (Fatosi)