Kina do të nisë të martën anijen kozmike Shenzhen-16
2023-05-29 17:12:08

Foto nga VCG

Anija kozmike me ekuipazh Shenzhen-16 do të lëshohet në orën 9:31 të mëngjesit të së martës, sipas orës së Pekinit, nga qendra e nisjes satelitore Jiuquan në veriperëndim të Kinës, njoftoi të hënën Agjencia Hapësinore e Drejtuar e Kinës.

Tre astronautë kinezë, ose taikonautët Jing Haipeng, Zhu Yangzhu dhe Gui Haichao, do të përbëjnë ekuipazhin e Shenzhen-16, ku Jing do të shërbejë si komandant i misionit, Zhu - inxhinier i fluturimit në hapësirë dhe Gui - ekspert i ngarkesës.

Ekuipazhi i Shenzhen-15 do të kthehet në vendin e uljes Dongfeng të Kinës Veriore pasi të ketë përfunduar një mision rrotullimi në orbitë me ekuipazhin e Shenzhen-16. (Çang Çuo)