MPJ: Kina do të vazhdojë të kontribuojë në zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë
2023-05-29 19:07:00

foto/MPJ

foto/MPJ

Nga 15 deri më 26 maj, i dërguari i posaçëm i qeverisë kineze për Çështjet Euroaziatike, Li Hui, vizitoi Ukrainën, Poloninë, Francën, Gjermaninë, selinë e BE-së dhe Rusinë. Në konferëncën për shtyp të mbajtur të hënën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning deklaroi se i dërguari i posaçëm Li Hui pati kontakte dhe shkëmbime të gjera me të gjitha palët për zgjidhjen politike të krizës ukrainase gjatë vizitës së tij, shpjegoi pozicionin dhe propozimet e Kinës, dëgjoi opinionet dhe sugjerimet e të gjitha palëve dhe mblodhi më shumë informacione rreth konsensusit ndërkombëtar. 

foto/VCG

foto/VCG

Mao Ning tha se të gjitha palët i kushtuan rëndësi të madhe vizitës së të dëguarit kinez dhe konfirmuan plotësisht rolin pozitiv të Kinës në nxitjen e paqes dhe bisedimeve, vlerësuan thirrjen e Kinës për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial dhe respektimin e qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së, ndërsa presin që Kina të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv.

foto/VCG

foto/VCG

“Kriza aktuale në Ukrainë është ende në një pikë kritike. Në hapin tjetër, Kina do të vazhdojë të zbatojë ‘katër duhet’, ‘katër të përbashkëtat’ dhe ‘tre pikat e të menduarit’ të propozuara nga presidenti kinez Xi Jinping, të forcojë dialogun dhe shkëmbimet me të gjitha palët dhe të vazhdojë të ndërtojë konsensus dhe të grumbullojmë besim të ndërsjellë, të promovojë formimin e ndarësit më të madh të përbashkët dhe të japë kontributin e Kinës në sforcot për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë.” – tha Mao Ning. (Fang Xiaoyu/Laçi)