“Anatomy of a Fall” fiton “Palmën e Artë”
2023-05-29 11:38:45

Foto nga VCG

Regjisorja franceze, Justine Triet, me filmin “Anatomy of a Fall”, fitoi “Palmën e Artë” në Festivalin e Filmit në Kanë. Në garë për çmimin kryesor të këtij eventi ishin 20 filma.

Vendimi u mor nga një juri e kryesuar nga fituesi i vitit të kaluar, regjisori suedez, Ruben Ostlund, përcjell “ATSH”.

Triet është gruaja e tretë që fiton çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë.

Fituesit e tjerë të Festivalit të 76-të të Filmit në Kanë janë: “Çmimi i madh” -

Jonathan Glazer për “The Zone of Interest”; “Çmimi i skenës” - Tran Anh Hung për “La passion de Dodin Bouffant”; “Çmimi i jurisë” - Aki Kaurismäki për “Dead Leaves”; “Çmimi i skenarit” - Sakamoto Yuji për “Monster”; “Aktorja më e mirë” - Merve Dizdar për “Dried Herbs”; “Aktori më i mirë” - Koji Yakusho për “Ditët e përsosura”; Çmimi “Kamera e artë - “The Golden Butterfly Tree” nga Thien An Pham; “Film më i mirë i shkurtër” - “27” nga Flora Anna Buda; Çmimi “Palma e Artë e Nderit” shkoi për aktorët Michael Douglas dhe Harrison Ford. (Irma)