Disa shtete amerikane marrin në shqyrtim lehtësimin e kufizimeve për punësimin e fëmijëve
2023-05-29 16:24:09

foto nga CFP

foto nga CFP

Media të ndryshme amerikane raportuan në 25 maj se për të zbutur mungesën e fuqisë punëtore, disa shtete amerikane kanë ngritur idenë e zëvendësimit me të mitur dhe po konsiderojnë lehtësimin e një sërë kufizimesh ligjore në lidhje me punësimin e fëmijëve. Këto njoftime kanë ngjallur shqetësime, sidomos te ata që mbrojnë të drejtat e të miturve.

Sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve “Associated Press” (AP), si pasojë e shtimit të vrullshëm të pensionistëve, numrit të lartë të vdekjeve ose sëmundjeve nga COVID-19 dhe pakësimit të imigrantëve të ligjshëm, shumë shtete amerikane po përballen me mungesën e fuqisë punëtore. Ligjvënësit e shteteve Uiskonsin, Ohajo dhe Ajoua po “shqyrtojnë në mënyrë aktive” lehtësimin e kufizimeve ligjore për punëtorët e mitur për zgjidhjen e këtij problemi, duke përfshirë lejimin e 14-vjeçarëve që të punojnë në ftohës dhe ngirës mishi.

Kreu i një organizate të dedikuar për eliminimin e punës së fëmijëve tha se zbutja e kufizimeve ligjore në disa shtete amerikane mund të çojë në punësimin e të miturve në profesione të rrezikshme dhe me “pasoja katastrofike”. “Duhet shmangur shtypja dhe punësimi i të miturve për plotësimin e mungesës së krahëve të punës.” – tha ai. 

Sipas të dhënave statistikore të publikuara në shkurt të këtij viti nga Departamenti amerikan i Punës, shkeljet e ligjeve të punës për fëmijët në Shtetet e Bashkuara janë rritur me gati 70 për qind që nga viti 2018. Vetëm gjatë vitit 2021 humbën jetë në punë 24 fëmijë amerikanë. (Wang Lei/ Laçi)