Partia në pushtet në Serbi zgjedh liderin e ri që pason Vuçiç
2023-05-29 10:58:20

Foto nga VCG

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, është zgjedhur presidenti i ri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, njofton “Xinhua”.

Vuçeviç, ish-kryebashkiaku i Novi Sadit, u propozua si lider i radhës i partisë nga presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili dha dorëheqjen nga ky post për të promovuar unitetin politik dhe shoqëror.

“Për ne kjo nuk është një ndërprerje, por një histori unike, hapja e një kapitulli të ri në librin tonë. Politika jonë nuk do të ndryshojë, ne mbetemi një parti që është motori i zhvillimit të atdheut, por edhe një parti që ruan vlerat tradicionale të popullit serb”, tha Vuçeviç pas zgjedhjes së tij.

Pasi tashmë nuk më lider i SNS, Vuçiç mbetet anëtar i partisë.

Vuçiç, i cili kryesoi partinë SNS për 11 vjet, vitin e kaluar konfirmoi mandatin e tij të dytë pesëvjeçar në krye të Serbisë. (Fatosi)