Kina zbulon platformën e re kompjuterike kuantike “cloud”
2023-05-29 11:35:42

Foto nga Xinhua

Kina lançoi gjeneratën e re të një platforme kompjuterike kuantike “cloud”, që u mundëson studiuesve të kryejnë detyra komplekse llogaritëse në “cloud” dhe publiku të përjetojë llogaritjen kuantike me shpejtësinë e mikrosekondave, njofton “Xinhua”.

Platforma, e zhvilluar së bashku nga Akademia e Shkencave Kuantike të Informacionit në Pekin (BAQIS), Instituti i Fizikës (IOP) nën Akademinë Kineze të Shkencave dhe Universitetit Tsinghua, u lançua në Forumin Zhongguancun të zhvilluar në Pekin.

Sipas Akademisë së Shkencave Kuantike të Informacionit, platforma, e cila ishte e hapur për testim që nga nëntori i kaluar, ka tërhequr më shumë se 2000 përdorues vendas dhe të huaj për të ekzekutuar detyrat e llogaritjes kuantike më shumë se 500.000 herë, gjatë së cilës performanca e saj ka qenë e qëndrueshme dhe efikase. (Fatosi)