Botohet libri i Xi Jinping mbi inovacionin e teknologjisë shkencore të Kinës
2023-05-29 17:17:39

Foto nga VCG

Një përmbledhje fjalimesh nga Xi Jinping, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), mbi ndërtimin e vetëbesimit dhe forcës në shkencë dhe teknologji, është botuar nga Shtëpia Botuese e Literaturës së Partisë Qendrore.

Libri përmban 50 fjalime programatike nga Xi, disa prej të cilave botohen për herë të parë.

Fjalimet shpjegojnë në mënyrë sistematike objektivat strategjikë, detyrat dhe masat kryesore, si dhe kërkesat themelore për promovimin e inovacionit të teknologjisë shkencore të Kinës. Ato janë gjithashtu një udhëzues i shkëlqyeshëm për ndërtimin e një vendi me teknologji shkencore, duke rritur vetëmjaftueshmërinë e saj në shkencën dhe teknologjinë e nivelit të lartë dhe promovuar zhvillimin cilësor të vendit.

Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së në vitin 2012, Komiteti Qendror i PKK-së me shokun Xi Jinping në krye i ka kushtuar rëndësi të madhe inovacionit të teknologjisë shkencore, duke arritur rezultate historike përmes reformave në fushën shkencore dhe teknologjike të Kinës.

Libri tashmë është i disponueshëm në mbarë vendin. (Çang Çuo)