Kina planifikon të realizojë uljen hënore me ekuipazh para vitit 2030
2023-05-29 19:10:19

foto/VCG

foto/VCG

Kina planifikon të realizojë një ulje hënore me ekuipazh para vitit 2030, njoftoi të hënën Lin Xiqiang, zëvendësdrejtor i Agjencisë Hapësinore të Kinës.

Lin tha në një konferencë se kohët e fundit Kina ka nisur fazën e uljes hënore të programit të saj të eksplorimit hënor me ekuipazh.

Qëllimi i përgjithshëm është arritja e uljes së parë me ekuipazh nga Kina në Hënë deri në vitin 2030 dhe kryerja e eksplorimit shkencor hënor dhe eksperimenteve përkatëse tekonologjike, shtoi ai.

Sipas Lin, objektivat përfshijnë gjithashtu zotërimin e teknologjive kyçe, si udhëtimi vajtje-ardhje me ekuipazh Tokë-Hënë, qëndrimi afatshkurtër në sipërfaqen hënore, eksplorimi i përbashkët njeri-robot, kryerja e detyrave të shumta të uljes, shëtitjes, marrjes së mostrave, kërkimit dhe kthimit, duke formuar një aftësi të pavarur të eksplorimit hënor me njerëz.   (Fang Xiaoyu/Laçi)