Vlera e fondeve të ofertës publike të Kinës arrin 27.29 trilionë juanë
2023-05-29 11:07:59

Foto nga VCG

Të dhënat nga Shoqata e Menaxhimit të Aseteve treguan se asetet nën menaxhimin e fondeve të ofertës publike në Kinë arritën në 27.29 trilionë juanë (rreth 3.86 trilionë dollarë amerikanë) në fund të prillit.

Shkalla e fondeve të mbyllura arriti në 3.67 trilionë juanë, ndërsa fondet e hapura qëndruan në rreth 23.62 trilionë juanë, njoftoi shoqata, citon “Xinhua”.

Gjithsej 10.813 fonde me oferta publike u operuan nga 143 kompani të administrimit të fondeve.

Nga të gjitha kompanitë e administrimit të fondeve, 47 ishin të financuara nga jashtë dhe 96 ishin firma vendase, sipas shoqatës. (Fatosi)