Industria e telekomit në Kinë shënoi rritje në 4 muajt e parë
2023-05-29 11:31:33

Foto nga VCG

Të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit tregojnë se, mbështetur nga bizneset në zhvillim, industria e telekomunikacionit në Kinë pati një rritje të qëndrueshme në katër muajt e parë të vitit, njofton “Xinhua”.

Sipas të dhënave, të ardhurat e kombinuara të biznesit të firmave në këtë sektor arritën në 569.9 miliardë juanë (rreth 80.5 miliardë dollarë amerikanë), 7.2 për qind më shumë në bazë vjetore.

Sektorët në zhvillim, si qendrat e të dhënave të internetit, “cloud computing” dhe interneti i gjërave, patën rritje të të ardhurave me 22.3 për qind në bazë vjetore, duke rritur të ardhurat e biznesit të telekomit me 4.3 pikë përqindje, sipas ministrisë.

Të dhënat zbulojnë gjithashtu përhapjen e shërbimeve 5G. Kina kishte mbi 2.73 milionë stacione bazë 5G deri në fund të prillit dhe pati një rritje neto prej 73.08 milionë përdorues të celularëve 5G në katër muajt e parë. (Fatosi)