foto/VCG
Të hënën presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një telegram urimi Rexhep Tajip Erdoganit për rizgjedhjen e tij si president i Turqisë.
Xi Jinping vuri në dukje se Kina dhe Turqia janë të dyja vendet kryesore në zhvillim dhe vende të tregut në zhvillim, ndërsa ndajnë interesa të gjera të përbashkëta. Vitet e fundit, marrëdhënia e bashkëpunimit strategjik Kinë-Turqi ka ruajtur një prirje zhvillimi dhe bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme, duke bërë përparime pozitive.
foto/VCG
foto/VCG
“Unë i kushtoj rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Turqi dhe jam i gatshëm të punoj së bashku me presidentin Erdogan për të kuptuar dhe mbështetur njëri-tjetrin në çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të njëri-tjetrit, në mënyrë që të promovojmë një zhvillim që plotëson nevojat e brezave, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për marrëdhëniet strategjike të bashkëpunimit Kinë-Turqi.” - shtoi presidenti Xi. (Fang Xiaoyu/Laçi)