Kryeministri Rama në Sarandë: Sfidë, zgjatja e sezonit turistik
2023-05-29 10:49:33

Foto nga ATSH
Kryeministri shiptar, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar zgjatjen e sezonit turistik në Sarandë, një nga rajonet turistike kryesore të vendit, si një mënyrë për rritjen ekonomike, njofton “ATSH”.
Gjatë një takimi me zyrtarë e banorë të qytetit bregdetar jugor, në turin falënderues pas fitores së PS-së në zgjedhjet vendore, Rama tha se Saranda është në një fazë historike zhvillimi.
“Saranda sot është një nga destinacionet më të vizituara, më të kërkuara kur vjen puna për sezonin e verës. Sfida është që sezoni të zgjatet dhe jeta të vazhdojë nga pikëpamja ekonomike dhe për këtë duhet të mendohen rrugë të reja e të bëhen plane, projekte e punë të reja” u shpreh kryeministri Rama. (Fatosi)
Lajmet Kryesore
