Raporti: Aktivitetet njerëzore kanë pak ndikim në Rrafshnaltën Qinghai-Tibet
2023-05-29 12:10:17

Foto nga VCG

Një raport vlerësimi shkencor, i publikuar në Forumin Zhongguancun në Pekin, bën të ditur se aktivitetet njerëzore kanë pasur pak ndikim në mjedisin ekologjik të Rrafshnaltës Qinghai-Tibet, e njohur si “çatia e botës”, shkruan “CGTN”.

Një ekipi prej mbi 100 studiuesish iu deshën katër vjet për të nxjerrë përfundimet.

Raporti vlerësoi ndikimin e bujqësisë dhe blegtorisë, turizmit, zhvillimit industrial dhe minierave, ndërtimeve urbane dhe projekteve të mëdha inxhinierike në mjedisin ekologjik të rrafshnaltës gjatë 40 viteve të fundit.

Rezultatet tregojnë se ndikimi i aktiviteteve njerëzore në mjedisin ekologjik të rrafshnaltës është i dobët dhe është ngadalësuar që nga viti 2010.

Efektiviteti i përpjekjeve lokale për mbrojtjen ekologjike është rritur gradualisht, gjë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e barrierave të sigurisë ekologjike.

Në raport, studiuesit sugjerojnë përpjekje të mëtejshme për të rregulluar shkencërisht aktivitetet njerëzore në pllajë, të tilla si ndërtimi i një sistemi bujqësor dhe blegtoral modern, zhvillimi i eko-turizmit dhe industrive të gjelbra. (Fatosi)