Muzeu “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Krujë, rreth 25 mijë vizitorë në janar-maj
2023-05-29 11:29:22

Foto nga VCG

Muzeu i heroit kombëtar shqiptar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në Krujë, gjatë periudhës janar-maj ka pasur një fluks të lartë vizitorësh vendas e të huaj.

Rreth 25.000 turistë kanë vizituar muzeun që nga fillimi i vitit, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thanë burime të muzeut, citon “ATSH”.

Numrin më të lartë të turistëve të huaj e kanë polakët pasuar nga italianët, spanjollët, gjermanë dhe amerikanët.

Muzeu ka tërhequr vëmendjen edhe të vizitorëve arbëreshë nga Kalabria, si dhe nxënësve nga të gjitha trevat shqiptare.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në Kalanë e Krujës. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim. (Fatosi)