Ekspertët: Infeksionet aktuale Covid-19 në Kinë, nivel të ulët prevalence me simptoma të buta
2023-05-29 12:07:53

Foto nga VCG

Infeksionet e përgjithshme të Covid-19 në Kinë kanë një nivel të ulët prevalence që nga mesi i majit dhe shumica e pacientëve shfaqin simptoma të buta, thanë ekspertët mjekësorë, njofton “Xinhua”.

Pavarësisht rritjes së fundit të infektimeve, numri total i pacientëve në klinika është shumë më i vogël se ai gjatë pikut të valës së mëparshme të infeksionit dhe shumica e pacientëve kanë vetëm simptoma të lehta, tha Wang Liping, studiues në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Wang tha se infeksionet e shkaktuara nga nënvariantet XBB të Omicron do të vazhdojnë të ekzistojnë për ca kohë, por situata e përgjithshme është e qëndrueshme dhe nën kontroll.

Sipas specialistëve, të mbështetur nga sistemi i monitorimit dhe paralajmërimit të hershëm të Kinës me shumë kanale, autoritetet e kontrollit të sëmundjeve në të gjithë vendin do të marrin masa efektive reagimi nëse zbulohet ndonjë sinjal i rreziqeve të reja.

Të dhënat klinike tregojnë se shumica e të riinfektuarve kanë një dhembje të lehtë të fytit dhe temperatura mund të ulet më shpejt. Simptomat zgjasin tre deri në pesë ditë. (Fatosi)