Sektori privat në Kinë përfiton nga lehtësimi i taksave
2023-05-28 12:21:14

Foto nga VCG

Tatimpaguesit nga sektori privat në Kinë kanë përfituar më shumë nga masat e lehtësimit të taksave dhe tarifave të vendit.

Mbi 339.3 miliardë juanë (rreth 47.95 miliardë dollarë amerikanë) pagesa taksash dhe tarifash u zbritën ose shtynë për bizneset private të vendit dhe familjet e vetëpunësuara në katër muajt e parë të vitit, duke përbërë mbi 70 për qind të totalit, tha Rong Hailou, zyrtar në Administratën Shtetërore të Taksave, citon “Xinhua”.

Sipas tij, për sa i përket shifrave të industrisë, industria e prodhimit, e shitjes me shumicë dhe e pakicës ishin përfituesit më të mëdhenj të të gjitha industrive në ekonominë private, duke përfituar 48 për qind të lehtësimit total të taksave dhe tarifave.

Ndërmarrjet e vogla dhe mikro patën 195.8 miliardë juanë zbritje tatimore, ulje taksash dhe shtyrje tarifash nga janari në prill.

Rong tha se gjatë kësaj periudhe, rimbursimet e taksave, po ashtu edhe shkurtimet dhe shtyrjet e taksave dhe tarifave, arritën në 468.9 miliardë juanë. (Irma)