Instituti Konfuci dhe sipërmarrjet në Kamboxhia nënshkruajnë marrëveshje mbi bazën e trajnimit
2023-05-28 12:07:14

Foto nga VCG

Instituti Konfuci i Universitetit të Teknologjisë dhe Shkencës në Kamboxhia (CICUTS) dhe pesë ndërmarrje të mëdha në Kamboxhia nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një baze trajnimi gjithëpërfshirëse, duke u ofruar studentëve trajnime të aftësisë kineze si dhe aftësi profesionale, përcjell “Xinhua”.

Ceremonia e nënshkrimit u kryesua nga Som Ratana, nënsekretar i Shtetit i Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Kamboxhias, kryetari i radhës i Federatës së Kinezëve në Kamboxhia, Luong Chan Huy, dhe presidenti i NJUIT, Xie Yonghua.

Ratana tha se baza, si një arritje e re në bashkëpunimin arsimor Kamboxhia-Kinë, do të luajë një rol të rëndësishëm në trajnimin e talenteve teknike në Kamboxhia.

Chan Huy tha se nënshkrimi vjen në kuadër të bashkëpunimit “Diamond Hexagon” Kinë-Kamboxhia. Sipas tij, CICUTS do të ofrojë aftësi kineze dhe aftësi profesionale për talentët vendas, në mënyrë që ata të mund të ndihmojnë në ndërtimin e një komuniteti Kamboxhia-Kinë me një të ardhme të përbashkët.

Xie tha se baza e trajnimit gjithëpërfshirës do t'u japë studentëve një mundësi për të mësuar teori dhe praktika.

Pesë ndërmarrjet janë “Cambodia Hydropower Development Co., Ltd.”, “ZTO Express Cambodia”, “Smile Shop”, softueri “Linkkhmer” dhe Instituti Ndërkombëtar i Kamboxhias ASEAN. (Irma)