Kompanitë kineze dhe australiane, marrëveshje prej 1.5 miliardë dollarësh
2023-05-28 10:49:25

Foto nga VCG

Njëmbëdhjetë marrëveshje për projekte tregtie dhe bashkëpunimi me vlerë gjithsej 10.3 miliardë juanë (rreth 1.5 miliardë dollarë amerikanë) u nënshkruan midis kompanive kineze dhe atyre australiane. Projektet mbulojnë fusha të tilla si burimet, ushqimi dhe mjekësia, sipas Këshillit të Kinës për Promovimin e Komitetit të Tregtisë Ndërkombëtare në Guangxi, bën të ditur “Xinhua”.

Marrëveshjet u nënshkruan në një panair tregtar dhe investimesh RCEP, i cili u mbajt si në Australi ashtu edhe në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore për të promovuar tregtinë dhe investimet kino-australiane.

Si Kina ashtu edhe Australia janë anëtarë të Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP), marrëveshja më e madhe në botë e tregtisë së lirë, e cila përfshin gjithashtu 10 vende të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), si dhe Japoninë, Republikën e Koresë (ROK) dhe Zelandën e Re. Ai ka hyrë në fuqi më 1 janar 2022.

Sui Guohua, nënkryetare e qeverisë rajonale të Guangxi, tha se Guangxi po përdor vendndodhjen unike për të thelluar bashkëpunimin me anëtarët e RCEP. (Irma)