C919 realizon fluturimin e tij të parë komercial
2023-05-28 16:25:05

Foto nga VCG

Avioni i parë i pasagjerëve C919 i dorëzuar në China Eastern Airlines bëri fluturimin e tij të parë komercial të dielën, nga Shangai në Pekin.

C919 është avioni i parë i madh i pasagjerëve i prodhuar nga Korporata Komerciale e Avionëve të Kinës (COMAC).

I lançuar zyrtarisht në vitin 2009, programi C919 ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme drejt qëllimit të tij të shërbimit komercial. 

Me fillimin e funksionimit të tregut të C919-ës, avioni jo vetëm që mund të riformësonte peizazhin global të aviacionit tregtar, por gjithashtu simbolizon përparimin e Kinës edhe në industrinë e hapësirës ajrore.

Që nga janari i vitit 2023, numri i porosive për aeroplanin C919 kishte arritur në 1.200, sipas zv.presidentit të COMAC Zhang Yujin. (Çang Çuo)