Ministrja Kumbaro: Shtim i kontrolleve dhe ndëshkimeve për qeset njëpërdorimëshe
2023-05-28 12:29:56

Foto nga ATSH

Shtohen kontrollet dhe ndëshkimet për importuesit dhe tregtuesit, që vazhdojnë të përdorin qeset njëpërdorimëshe tashmë të ndaluara.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u bëri thirrje qytetarëve për mos të përdorur qeset plastike njëpërdorimshe.

Prej 1 qershorit 2022, në Shqipëri është ndaluar përdorimi i qeseve plastike njëpërdorimëshe.

Qeset që ndalohen janë ato njëpërdorimëshe mbajtëse, me trashësi më të vogël se 70 mikron dhe kapacitet më pak se 10 kilogramë.

Sipas ndryshimeve ligjore, importimi, prodhimi dhe hedhja në treg e qeseve që nuk plotësojnë standardet e reja dënohet me gjobë nga 500.000 deri në 1.500.000 lekë, me sekuestrim të qeseve dhe deri në heqje të licencës së aktivitetit. (Irma)