Ministria e Tregtisë: Tregu kinez mirëpret më shumë produkte të Azisë Qendrore
2023-05-28 11:55:48

Foto nga VCG

Kina mirëpret më shumë produkte cilësore nga Azia Qendrore për të hyrë në tregun e saj, mes përpjekjeve për të nxitur bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, njoftoi Ministria e Tregtisë.

Ndërsa inkurajon kompanitë e saj të krijojnë magazina në vendet e Azisë Qendrore, Kina do të hapë platformat e saj të tregtisë elektronike për bizneset e Azisë Qendrore, tha zëdhënësja Shu Jueting në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.

Vendi do të zgjerojë tregtinë digjitale me Azinë Qendrore dhe do të ndajë përvojën në zhvillimin e teknologjive digjitale të përparuara, si inteligjenca artificiale, të dhënat e mëdha dhe 5G, tha Shu.

Kina do të promovojë ndërtimin e objekteve të infrastrukturës ndërkufitare, do të forcojë bashkëpunimin në naftë, gaz natyror, minerale të energjisë së re dhe sektorë të tjerë dhe do të zgjerojë importet e prodhimeve bujqësore cilësore nga vendet e Azisë Qendrore.

Të dhënat e fundit nga ministria treguan përparim solid në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore, përkatësisht Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.

Tregtia e Kinës me pesë vendet arriti në 70 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2022 dhe shënoi një zgjerim nga viti në vit prej 22 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, sipas ministrisë.

Shu tha se Kina do të forcojë gjithashtu bashkëpunimin me vendet e Azisë Qendrore brenda kornizave shumëpalëshe dhe mbështet anëtarësimin e hershëm në Organizatën Botërore të Tregtisë për Turkmenistanin dhe Uzbekistanin. (Irma)