Qeveria e përkohshme greke bëri betimin përpara balotazhit të zgjedhjeve parlamentare
2023-05-28 10:51:41

Foto nga VCG

Qeveria e përkohshme greke, e drejtuar nga Ioannis Sarmas, kreu i Gjykatës së Auditimit, bëri betimin në Rezidencën Presidenciale në Athinë.

Kabineti qeveritar përbëhet nga ministra që kanë qenë diplomatë me përvojë, oficerë ushtarakë, teknokratë dhe profesorë universiteti.

Qeveria e përkohshme do të qeverisë vendin derisa të formohet një qeveri e re pas balotazhit të zgjedhjeve, citon “Xinhua”.

Partia konservatore në pushtet Demokracia e Re (ND) fitoi zgjedhjet e së dielës me 40.79 për qind të votave, por nuk siguroi një shumicë parlamentare.

Ndërsa formimi i një koalicioni qeveritar dështoi pas zgjedhjeve të së dielës së kaluar, ish-kryeministri dhe kreu i partisë ND, Kyriakos Mitsotakis, bëri thirrje për balotazhin e zgjedhjeve më 25 qershor.

Balotazhi do të përdorë një sistem zgjedhor të rishikuar, i cili siguron një bonus deri në 50 vende shtesë për partinë fituese, duke lehtësuar formimin e një qeverie njëpartiake.

Sipas një sistemi të tillë, kryesuesi mund të fitojë një shumicë absolute në parlament me rreth 38 për qind të votave, thonë analistët politikë.

Të hënën pritet të shpërndahet Parlamenti, pasi do të shpallet data e zgjedhjeve të reja legjislative. (Irma)