Gjurmë të fosilizuara të dinozaurëve gjenden në Kinën veriore
2023-05-28 12:39:43

Foto nga CMG

Në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme në Kinën veriore u zbuluan 53 gjurmë të fosilizuara të dinozaurëve, që datojnë rreth 120 milionë vjet më parë.

Gjurmët, me gjatësinë më të madhe 43 centimetra, u gjetën në Rezervatin Natyror Kombëtar të Gjurmëve të Dinozaurëve Otog në qytetin e Ordos, shkruan “China Daily”.

Sipas studiuesit vendas Zhang Lifu, vendndodhja dikur ishte një ligatinë dhe zonë liqenore me bimë të harlisura në periudhën e Kretakut, kur aty jetonin dinozaurët. Ai theksoi se gjurmët e gjetura janë lënë nga dinozaurë mishngrënës.

Rezervati Natyror Kombëtar i Gjurmëve të Dinozaurëve Otog, që mbulon 46.410 hektarë, është i vetmi rezervat natyror kombëtar në Kinë që përmban gjurmë të dinozaurëve. Aty u zbuluan afro 10.000 gjurmë të më shumë se 10 llojeve të lëna nga dinozaurët, së bashku me fosilet e paleovertebrorëve, peshqve, breshkave, krokodilëve, jovertebrorëve etj. (Irma)