INSTAT: 1.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 4 muajt e parë
2023-05-28 10:41:43

Foto nga ATSH

Afro 1.7 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në 4 muajt e parë të këtij viti. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), numri i shtetasve të huaj që vizituan vendin në periudhën janar-prill shënoi rritje me 57%, citon “ATSH”.

Në 4-mujorin e parë të vitit, rajoni me numrin më të lartë të shtetasve që në hynë në Shqipëri është rajoni i Europës me 1.626.852 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/Paqësori, përkatësisht me 36.265 dhe 9767 shtetas.

Edhe numri i shtetasve shqiptarë që udhëtuan jashtë vendit shënoi rritje.

Sipas INSTAT-it, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katërmujorit të parë 2023 është 1.957.678, duke u rritur me 30.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga të dhënat e INSTAT-it vihet re se numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë për pushime apo vizitë te të afërm është rritur me 58.3 %, ndërsa për biznes me 15.7 %. (Irma)