Ministrat e Tregtisë së APEC takohen në kohë të pasigurisë së përbashkët
2023-05-28 10:55:00

Foto nga CGTN

Ministrat e Tregtisë së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) u takuan në një kohë të pasigurisë dhe sfidave të përbashkëta në ekonominë globale, deklaroi Përfaqësuesja Tregtare e SHBA-së, Katherine Tai, citon “Xinhua”.

“Ne takohemi në një kohë të pasigurisë dhe sfidave të përbashkëta në ekonominë globale duke përfshirë zinxhirët e brishtë të furnizimit, pabarazinë në rritje dhe një krizë klimaterike përkeqësuese”,- tha Tai, kryetare e Takimit të Ministrave Përgjegjës për Tregtinë (MRT) të APEC 2023, në takimin e zhvilluar në Detroit, në shtetin amerikan të Miçiganit.

“Këto sfida u përkeqësuan përmes pandemisë dhe rritjes së tensioneve gjeopolitike. Por, ne duhet të vlerësojmë se ku jemi dhe të mendojmë në mënyrë krijuese, për t'u përgatitur më mirë për një të ardhme më elastike dhe të qëndrueshme”,- tha Tai.

Rritja ekonomike e rajonit të APEC-ut pritet të ketë një rritje të lehtë me 3.1% këtë vit, pas një moderimi prej 2.6% në vitin 2022. Rritja pritet të ngadalësohet në 2.8% në vitin 2024, sipas një analize ekonomike të publikuar nga Njësia e Mbështetjes së Politikave të APEC-ut. (Irma)