Japonia njofton sanksione të tjera ndaj Rusisë
2023-05-28 12:22:51

Foto nga VCG

Qeveria japoneze njoftoi sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, duke përfshirë ndalimin e eksporteve, ngrirje të më shumë aseteve si dhe kufizime pagesash për individët dhe subjektet ruse.

Qeveria japoneze do të ndalojë eksportet në 80 entitete ruse, duke përfshirë disa kompani ushtarake dhe të lidhura me teknologjinë, të cilat do të hyjnë në fuqi më 2 qershor, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme japoneze, citon “Xinhua”.

Pasuritë e 17 individëve dhe 78 subjekteve nga Rusia gjithashtu do të ngrihen me kufizime të njëkohshme në pagesat dhe transaksionet e tyre kapitale, sipas deklaratës.

Ndalime shtesë do të ketë në eksportet në Rusi të artikujve të cilët mund të kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve industriale ruse dhe në ofrimin e shërbimeve arkitekturore dhe inxhinierike për vendin, thuhet në deklaratë. (Irma)