Kina zgjeron zonat pilot të regjistrimit të martesave ndërrajonale
2023-05-27 14:30:45

Foto nga VCG

Autorizuar nga Këshilli i Shtetit, 21 rajone të nivelit provincial në Kinë, duke përfshirë Pekinin dhe Tianjin, do të zbatojnë një politikë testuese ndërrajonale të regjistrimit të martesave dhe divorceve.

Projekti pilot do të hyjë në fuqi nga 1 qershori, u bë e ditur nga Ministria e Çështjeve Civile (MCA), në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.

Sipas politikës së re, çiftet në Kinën kontinentale që planifikojnë të martohen mund të zgjedhin celebrimin në vendbanimit aktual në vend që të kthehen në vendlindje, siç praktikohej më parë.

Shtatë nga 21 rajonet e nivelit provincial kanë pilotuar regjistrimin ndërrajonal të martesave që nga qershori 2021, dhe pesë prej tyre gjithashtu lejuan regjistrimin ndërrajonal për divorc.

Më shumë se 125.000 çifte kanë përfituar nga programi pilot, sipas MCA.

Me një numër në rritje të personave që nuk jetojnë ose punojnë në vendlindje, programi i zgjeruar tani mbulon rreth 78.5 për qind të popullsisë kineze, tha Wang Jinhua, zyrtar i MCA-së.

Regjistrat kinezë të martesave trajtojnë regjistrimin e martesës ose divorcit dhe ribotojnë certifikatat e martesës për rreth 18 milionë çifte mesatarisht në vit, sipas MCA-së. (Irma)