Policia kineze do të garantojë trafikun për testimin e pranimit në kolegjet kombëtare
2023-05-27 14:24:13

Foto nga VCG

Me afrimin e provimit kombëtar të pranimit në kolegj në Kinë, autoritetet e sigurisë publike kanë njoftuar planet për të garantuar trafik të rregullt përreth vendeve të testimit, në mënyrë që testuesit të mbërrijnë në kohë, njofton “Xinhua”.

Ministria e Sigurisë Publike njoftoi se aksidentet e mundshme rrugore, ku mund të përfshihen testuesit, do të trajtohen nga policia në kohën më të shkurtër të mundshme.

Policia do të jetë përgjegjëse për transportin e testuesve në ditët e provimeve kur është e nevojshme, njoftoi ministria, duke shtuar se do të ofrojë ndihmë emergjente dhe do të krijojë korsi të shpejta për testuesit që të mbërrijnë në kohë në provime.

Ministria u ka kërkuar autoriteteve lokale të sigurisë publike që të ndërmarrin veprime të rrepta kundër shkeljeve të trafikut në zonat përreth vendeve të provimit dhe të lëshojnë paralajmërime për lëshuesit e mundshëm të zhurmës që ka të ngjarë të ndikojnë në provimet.

Autoriteteve lokale të sigurisë publike u është kërkuar gjithashtu të punojnë me departamente të tjera qeveritare për t'u përgatitur për emergjencat e mundshme të trafikut të shkaktuara nga kushtet ekstreme të motit.

Numri i studentëve që do të marrin pjesë në provimin kombëtar pranues të kolegjit këtë vit i kalon 10 milionë, një rekord i lartë. Provimi do të zhvillohet në fillim të qershorit. (Irma)