Përfaqësuesit holandezë dhe kinezë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për “China Int'l Import Expo”
2023-05-27 12:42:55

CIIE 2022 (Foto nga VCG)

Përfaqësuesit e bizneseve holandeze dhe kineze nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për çështjet që lidhen me Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE).

Memorandumi u nënshkrua nga përfaqësues të CIIE dhe institucione dhe ndërmarrje holandeze, gjatë një eventi promovues për edicionin e 6-të të CIIE-në, të planifikuar të mbahet në Shangai nga 5 deri më 10 nëntor, citon “Xinhua”.

Jin Yuan, këshilltari Ekonomik dhe Tregtar në Ambasadën Kineze në Holandë, theksoi pozicionin e Kinës si tregu i dytë më i madh i importeve në botë. Ai vuri në dukje se vëllimi i importit të Kinës në vitin 2022 arriti në 2.7 trilionë dollarë amerikanë, gjë që tregoi potencialin e jashtëzakonshëm të tregut të vendit.

“CIIE, ekspozita e parë e importit në botë e mbajtur në nivel kombëtar, ofron një platformë të shkëlqyer për ndërmarrjet e mëdha dhe të vogla holandeze për të shfaqur dhe promovuar produktet e tyre”,- tha ai.

Jin u kërkoi bizneseve holandeze të marrin një rol aktiv në ekspozitë, të eksplorojnë bashkëpunime të mundshme me homologët e tyre kinezë dhe të korrin përfitime të rëndësishme të tregut kinez.

Shi Huangjun, nënkryetar i Qendrës Kombëtare të Ekspozitave dhe Konventave (Shanghai), tha se kompanitë holandeze kanë qenë gjithmonë lojtarë të rëndësishëm në CIIE.

Ai përgëzoi kompanitë holandeze për pjesëmarrjen e tyre entuziaste, duke vënë në dukje përfitimet e konsiderueshme që kanë arritur.

Ekspozita tërheq jo vetëm korporatat e mëdha shumëkombëshe, por edhe një sërë ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme novatore dhe potencialisht me rritje të lartë nga Holanda, tha ai.

Veprimtaria përfshinte një shfaqje të një videoje promovuese për edicionin e 6-të të CIIE-së. Organizatorët ndanë informacion mbi përgatitjet e ekspozitës dhe njohuri të hollësishme në zonat e ekspozitës. (Irma)