Ambasadori Xie Feng takon ish-sekretarin e Shtetit të ShBA-së Kissinger
2023-05-27 15:26:29

Foto nga Ambasada kineze në SHBA

Ambasadori i Kinës në ShBA, Xie Feng, u takua me ish-sekretarin e Shtetit të ShBA-së Henry Kissinger të premten në Kent të Konektikatit, duke i shprehur urimet më të mira të palës kineze për 100-vjetorin e lindjes.

Të dy palët patën një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh për marrëdhëniet Kinë-ShBA dhe çështjet ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët, sipas një deklarate nga ambasada kineze në ShBA.

Kissinger, i cili mbush 100 vjeç të shtunën, njihet si një pionier dhe kontribuues në marrëdhëniet Kinë-ShBA.

Në intervistën e tij të fundit për “The Economist”, Kissinger theksoi: "Fati i njerëzimit varet nga fakti nëse Amerika dhe Kina mund të shkojnë mirë". Ai paralajmëroi se "jemi në situatën klasike të para Luftës së Parë Botërore, ku asnjëra palë nuk kishte shumë hapësirë për lëshime politike dhe në të cilën çdo trazim i ekuilibrit mund të çojë në pasoja katastrofike." (Çang Çuo)