BE rinovon me një vit liberalizimin e përkohshëm të tregtisë me Ukrainën
2023-05-27 11:02:27

Foto nga VCG

Këshilli i Bashkimit Europian miratoi një rregullore e cila rinovon pezullimin e të gjitha detyrimeve doganore, kuotave dhe masave të mbrojtjes tregtare për eksportet e Ukrainës në vendet e BE-së edhe për një vit tjetër, deri në qershor 2024.

Masat do të ndihmojnë Ukrainën të ruajë stabilitetin e marrëdhënieve të saj tregtare me BE-në dhe të mbajë ekonominë e saj në këmbë pavarësisht konflitktit me Rusinë, shkruan “RTSH”.

Këshilli i BE-së bëri të ditur se kjo rregullore, e shoqëruar me mbështetje të gjerë ushtarake, financiare dhe humanitare, është thelbësore për të ndihmuar Ukrainën në rimëkëmbjen e saj afatgjatë.

Rregullorja e miratuar pritet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare, përpara se të hyjë në fuqi më 6 qershor. (Irma)