Peng Liyuan takon zonjën e parë të RDK-së
2023-05-27 13:54:08

Foto nga CMG

Bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, u takua të premten në Pekin me Denise Nyakeru Tshisekedi-n, bashkëshorten e presidentit të Republikës Demokratike të Kongos (RDK) Felix-Antoine Tshisekedi Tshilombo.

Peng vlerësoi përpjekjet e Denise Nyakeru Tshisekedi-t për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e grave, fëmijëve dhe adoleshentëve afrikanë si zv.kryetare e Organizatës së Zonjave të Para Afrikane për Zhvillim (OAFLAD).

Bashkëshortja e presidentit Xi tha gjithashtu se pala kineze mban shkëmbime miqësore me OAFLAD-in dhe është e gatshme të forcojë bashkëpunimin, duke dhënë më shumë kontribut në promovimin e kauzës së grave e fëmijëve dhe ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-Afrikë në epokën e re.

Duke vënë në dukje se kjo ishte hera e parë që ajo dhe presidenti Tshisekedi vizitonin Kinën, Denise Nyakeru Tshisekedi falënderoi presidentin Xi dhe zonjën Peng për pritjen e ngrohtë dhe tha se ata ishin thellësisht të impresionuar nga forca vitale e Kinës dhe nga nga populli punëtor, heroik e këmbëngulës kinez.

Ajo shtoi se e vlerëson shumë interesin dhe mbështetjen afatgjatë të znj. Peng për zhvillimin e grave, fëmijëvee adoleshentëve në vendet afrikane dhe është e gatshme për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve e të bashkëpunimit dhe për të dhënë kontribut të përbashkët në promovimin e miqësisë Afrikë-Kinë. (Çang Çuo)