Kanadaja do të krijojë agjenci të re për të mbrojtur furnizimin me ujë të ëmbël
2023-05-27 14:08:33

Foto nga Xinhua

Qeveria federale kanadeze do të krijojë një agjenci të re të pavarur deri në fund të këtij viti, për të mbrojtur furnizimin me ujë të ëmbël të vendit, njoftoi Kryeministria.

Organi i ri federal, Agjencia e Ujit në Kanada, do të jetë nën varësinë e Ministrisë së Mjedisit dhe Ndryshimit të Klimës, citon “Xinhua”.

Agjencia do të punojë me provincat, territoret, popujt indigjenë, autoritetet lokale, shkencëtarët dhe partnerët e tjerë për të gjetur mënyrat më të mira për ta mbajtur ujin të sigurt, të pastër dhe të mirëmenaxhuar për të gjithë, thuhet në njoftim.

Një nga prioritetet e para të agjencisë do të jetë fillimi i punës për modernizimin e Aktit të Ujit të Kanadasë për të pasqyruar realitetin në ndryshim të ujit të ëmbël në Kanada, duke përfshirë ndikimet e ndryshimeve klimaterike dhe rëndësinë e të drejtave të indigjenëve.

Agjencia e Ujit do të udhëheqë gjithashtu shpërndarjen e elementeve kryesore të Planit të Veprimit për Ujërat e ëmbla, i cili do të mbështesë masa specifike rajonale për të mbrojtur më tej rezervat e ujërave të ëmbla në të gjithë vendin, thuhet në njoftim. (Irma)