Rajoni i Amerikës Latine dhe Karaibeve bëhet destinacioni i dytë më i madh për investimet e jashtme të Kinës
2023-05-27 12:38:38

Foto nga youth.cn

Rajoni i Amerikës Latine dhe Karaibeve (LAC) është bërë destinacioni i dytë më i madh për investimet e huaja të Kinës, u bë e ditur në Forumin e Sektorit Privat Kinë-CELAC, të zhvilluar në Dongguan, në provincën Guangdong të Kinës jugore, citon “Xinhua”.

Në vitin 2022, tregtia Kinë-LAC arriti në 485.7 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje prej 7.7 për qind në bazë vjetore. Më shumë se 3000 ndërmarrje kineze operojnë në rajonin e Amerikës Latine dhe Karaibeve, duke përfshirë shumë ato private.

Xu Lejiang, nënkryetar ekzekutiv i Federatës Gjithë-Kineze të Industrisë dhe Tregtisë (ACFIC), tha se Kina po ndjek zhvillim me cilësi të lartë dhe hapje të nivelit të lartë, gjë që me siguri do të sjellë më shumë mundësi për vendet e LAC dhe pjesën tjetër të botë.

Xu tha se kur kryejnë bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe investues me vendet e LAC, ndërmarrjet private kineze duhet të mbajnë në mënyrë aktive përgjegjësitë sociale dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të bashkëpunimit miqësor Kinë-LAC.

Forumi u organizua nga ACFIC dhe qeveria provinciale Guangdong. (Irma)