Kinë-ShBA, do të zhvillohet takimi i ministrave mbi çështjet tregtare dhe problemet me interes të përbashkët
2023-05-26 11:02:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës zhvilloi të enjten një konferencë shtypi, ku zëdhënësja e kësaj ministrie Shu Jueting iu përgjigj pyetjeve të mediave mbi Samitin Kinë-Azi Qendrore, tregtinë ndërmjet Kinës dhe ShBA-së e Gjermanisë, si edhe për çështje të tjera.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shu pohoi lajmin mbi takimin e ministrave të Tregtisë të Kinës dhe ShBA-së, duke thënë: “Më 25 e 26 maj, ministri i Tregtisë i Kinës Wang Wentao do të shkojë në ShBA për të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të Tregtisë të vendeve anëtare të APEC-ut, dhe do të bëjë bisedime me sekretaren amerikane të Tregtisë Gina Raimondo dhe Përfaqësuesen Tregtare të ShBA-së Katherine Tai. Gjatë këtyre takimeve, pala kineze do të zhvillojë shkëmbime me palën amerikane mbi lidhjet tregtare dypalëshe dhe problemet me interes të përbashkët.”

 

Ditët e fundit, të dhënat e publikuara nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomi (DIW) dëshmojnë se, me gjithë shtrëngimin e mjedisit ndërkombëtar, investimet e drejtpërdrejta jofinanciare nga Gjermania në Kinë janë në rritje. Sipas DIW, vjet shtimi i investimeve gjermane në Kinë e ka kaluar vëllimin total të periudhës 2016-2020.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për këtë, Shu Jueting u shpreh që thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik Kinë-Gjermani përshtatet me interesat thelbësore të të dy vendeve e popujve dhe do të japë kontribut për mëkëmbjen ekonomike të botës.

 

“Qeveria kineze do të zgjerojë në mënyrë të vendosur hapjen e nivelit të lartë dhe do të vazhdojë të krijojë një mjedis biznesi të orientuar nga tregu, ligjor dhe të ndërkombëtarizuar. Ne mirëpresim më shumë ndërmarrje gjermane të investojnë në Kinë dhe shpresojmë që Gjermania të krijojë një mjedis të barabartë dhe jodiskriminues për investimin nga ndërmarrjet kineze dhe të nxitë bashkëpunimin praktik e të hapur dypalësh,” tha zëdhënësja. (Jiang Lei)