Nga Shanxi i Kinës u nis treni i ri i mallrave për në Azinë Qendrore
2023-05-26 10:21:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një tren mallrash, me 1669 tonë ngarkesë, që transportonte pjesë makinash dhe makineri prodhuese u nis të mërkurën nga qyteti Houma në provincën Shanxi të Kinës veriore, për në Azinë Qendrore.

Treni do të përfundojë një udhëtim prej rreth 8000 kilometrash, duke u larguar nga Kina përmes portit Horgos në Xinjiang, duke kaluar nëpër vendet e Azisë Qendrore, si Uzbekistani dhe Kazakistani, dhe më në fund do të arrijë në destinacionin e tij gati 15 ditë pas nisjes, shkruan “Xinhua”

Që nga viti 2017, Shanxi ka nisur 10 linja trenash mallrash Kinë-Europë dhe ka trajtuar 683 trena Kinë-Europë dhe Kinë-Azi Qendrore, duke lidhur 33 qytete nga 13 vende të nismës “Një brez, një rrugë”. (Irma)