Kryegjyqtari Ioannis Sarmas ngarkohet për formimin e qeverisë së përkohshme greke
2023-05-26 10:25:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, caktoi kryetarin e Gjykatës së Auditit, Ioannis Sarmas, për formimin e një qeverie të përkohshme, objektivi kryesor i së cilës do të jetë organizimi i zgjedhjeve, pasi liderët e tre partive që fituan më shumë vota në zgjedhjet e 22 majit nuk arritën asnjë marrëveshje për krijimin e një koalicioni qeveritar, raporton “RTSH”.

Sarmas është kryetar i Gjykatës greke të Auditit, e cila shërben si Gjykatë e Lartë Financiare. Ai gjithashtu është anëtar i Gjykatës Speciale te Lartë, që është gjykata më e lartë për zgjidhjen e konfliktet kushtetuese dhe gjyqësore në vend.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare greke do të zhvillohen më 25 qershor. (Irma)