Kina krijon përshpejtuesin e protoneve për të mbrojtur anijet kozmike në mjedis të vështirë
2023-05-26 17:27:42

Ciklotroni 50 MeV/NSSC

Ciklotroni 50 MeV/NSSC

Ciklotroni i protoneve i prodhuar në mënyrë të pavarur prej Kinës, që është një pajisje e rëndësishme për testimin e rrezatimit hapësinor dhe që ndodhet në Qytetin Shkencor Huairou të Pekinit, është vënë në funksionim pas përfundimit të funksionimit provë të enjten, sipas Qendrës Kombëtare të Shkencës së Hapësirës (NSSC) të Akademisë Kineze të Shkencave.

Ciklotroni 50 MeV, i krijuar nga Instituti i Energjisë Atomike i Kinës, do të sigurojë kushte për testimin dhe analizën e efekteve mjedisore të rrezatimit hapësinor, si edhe për studimin mbi projektimin dhe aplikimin e mbrojtjes kundër rrezatimit në hapësirë, tha NSSC.

Në një mjedis hapësinor kompleks, protonet me energji të lartë janë një burim kryesor i rrezatimit hapësinor, i cili mund të depërtojë në anijen kozmike, duke dëmtuar mikroçipat e materialet e saj dhe duke përbërë një kërcënim serioz për shëndetin e astronautëve dhe funksionimin normal të pajisjeve.

Prandaj, një paisje në tokë që mund të simulojë mjedisin e rrezatimit në hapësirë ndihmon për të kuptuar më mirë efektet mjedisore të rrezatimit në hapësirë, dhe në këtë bazë shkencëtarët mund të forcojnë përbërësit e anijeve kozmike dhe kostumet e astronautëve për t'i bërë ballë mjedisit të vështirë hapësinor.