
Foto nga VCG
Kina planifikon të zbatojë klasifikimin e mbetjeve në mbi 90 për qind të komuniteteve të banuara në qytete në ose mbi nivelin e prefekturës deri në fund të këtij viti, dhe më pas të rrisë raportin e mbulimit në 100 për qind deri në fund të vitit 2025, shkruan “Xinhua”.
Ministri i Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural, Ni Hong, deklaroi në një takim në Qingdao, në provincën Shandong të Kinës lindore, se klasifikimi i mbetjeve është një nga prioritetet e ministrisë këtë vit.
“Duhet të bëhen më shumë përpjekje për të përmirësuar ligjet përkatëse, për të ndërtuar platforma të menaxhimit të mbetjeve shtëpiake me teknologji informacioni dhe për të forcuar kapacitetin e djegies së mbetjeve”,- tha Ni.
Klasifikimi i mbetjeve po kryhet në 297 qytete kineze me një shkallë mesatare mbulimi prej 82.5 për qind në komunitetet e banuara. Kapaciteti ditor i depozitimit të mbetjeve ka arritur në 530.000 tonë, ku 77.6 për qind është arritur përmes djegies.
Kina synon të promovojë një javë publiciteti për klasifikimin e plehrave çdo vit gjatë javës së katërt të majit. Veprimtaria e këtij viti zgjat nga 22 deri më 28 maj. (Irma)
