Kina kërkon sinergji më të madhe me vendet e ASEAN-it
2023-05-26 17:16:39

CFP

Konsultimi i 29-të i zyrtarëve të lartë ASEAN-Kinë/Ministria e Jashtme e Kinës

Kina synon të shtojë sinergjinë ndërmjet nismave të zhvillimit global, të sigurisë globale e qytetërimit global dhe krijimit të bashkësisë së ASEAN-it, për të ndërtuar një bashkësi më të ngushtë me një të ardhme të përbashkët Kinë-ASEAN, theksoi të enjten ndihmësministri i Punëve të Jashtme i Kinës Nong Rong.

Duke folur gjatë Konsultimit të 29-të të Zyrtarëve të Lartë ASEAN-Kinë, të mbajtur në qytetin Shenzhen të provincës Guangdong në Kinën Jugore, Nong shprehu shpresën e Kinës për të eksploruar bashkë me vendet e ASEAN-it mundësitë e reja për bashkëpunim në industritë e reja, energjinë e re, monedhë dhe financa, sigurinë tradicionale e jotradicionale dhe shkëmbimet kulturore e njerëzore.

CFP

ndihmësministri i Punëve të Jashtme i Kinës Nong Rong/Ministria e Jashtme e Kinës

Përfaqësuesit nga vendet e ASEAN-it shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar bashkë me palën kineze për të nxitur përmirësimin e Zonës së Tregtisë së Lirë Kinë-ASEAN dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat e zhvillimit të gjelbër, ekonomisë digjitale, ndërlidhshmërisë dhe bujqësisë së qëndrueshme. Ata theksuan gjithashtu se vendet e tyre janë të gatshëm për të kontribuar së bashku në zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-ASEAN dhe për të nxitur paqen, qëndrueshmërinë dhe lulëzimin rajonal.