Vëllimi i tregtisë Guangdong-CELAC, 65.5 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2022
2023-05-26 11:06:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vëllimi tregtar midis provincës Guangdong të Kinës jugore dhe Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) tejkaloi 65.5 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2022, me një rritje prej 9.5 për qind në bazë vjetore, u bë e ditur në Forumin e Sektorit Privat Kinë-CELAC të mbajtur në Dongguan, Guangdong, citon “Xinhua”.

Me pjesëmarrjen aktive të ndërmarrjeve private, Guangdong ka forcuar vitet e fundit shkëmbimet miqësore, bashkëpunimin ekonomik dhe bashkëpunimin tregtar me vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve. Provinca dhe CELAC kanë bashkuar 18 qytete me qytete simotra, dhe 11 vende të Amerikës Latine kanë krijuar konsullata të përgjithshme në Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong.

Në vitin 2022, vlera e shtuar e ekonomisë private të Guangdong ishte 6.98 trilionë juanë (rreth 989.23 miliardë dollarë amerikanë) dhe vlera totale e importit dhe eksportit të ekonomisë private të provincës ishte 4.87 trilionë juanë, sipas të dhënave nga autoritetet provinciale.

Guangdong synon të vazhdojë me vendosmëri promovimin e hapjes në nivel të lartë dhe ndërtimin e një mjedisi biznesi të orientuar nga tregu, të bazuar në ligj dhe të ndërkombëtarizuar, për të thelluar bashkëpunimin ekonomik privat me vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve. (Irma)