Kina po përpiqet për krijimin e bashkësisë shëndetësore të njerëzimit
2023-05-26 18:31:41

Në Gjenevë po zhvillohet Asambleja e 76-të Botërore e Shëndetësisë, me temë "75-vjetori i themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë: shpëtimi i jetës dhe garantimi i shëndetit për të gjithë".

Kina është e angazhuar për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e shëndetësisë dhe për krijimin e bashkësisë shëndetësore të njerëzimit. Në 60 vitet e fundit Kina ka dërguar gjithsej 30 mijë punonjës mjekësorë në 76 vende në zhvillim dhe rajone të botës, të cilët kanë diagnostikuar dhe trajtuar 290 milionë pacientë. Përballë epidemisë së COVID-19, Kina i dhuroi 50 milionë dollarë Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe 100 milionë dollarë për Planin e Zbatimit të Vaksinave kundër COVID-19, duke u ofruar mbi 2.2 miliardë vaksina më shumë se 120 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare. (Xu Guang)