Kina rinovon alarmin blu për mot të keq
2023-05-26 10:42:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoriteti meteorologjik i Kinës rinovoi të enjten një alarm blu për mot të keq në disa zona.

Nga e enjtja pasdite deri të premten pasdite, stuhitë dhe breshëri do të godasin pjesë të Heilongjiang, Liaoning, Hebei, Pekin, Tianjin, Hunan, Jiangxi, Guizhou dhe Guangxi, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike.

Reshje të shkurtra dhe të dendura nga 20 mm deri në mbi 60 mm reshje në orë do të godasin pjesë të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, Heilongjiang, Jilin, Hebei, Pekin, Tianjin, Anhui, Hubei, Hunan, Jiangxi, Chongqing, Guizhou, Guangxi dhe Guangdong, citon “Xinhua”.

Qendra ka këshilluar njerëzit që të marrin masa paraprake kundër përmbytjeve të shpejta, rrëshqitjeve të dheut, si dhe ka rekomanduar reduktimin e aktiviteteve në natyrë. Anijet që operojnë ose kalojnë tranzit në ujërat e zonave të prekura nga moti i keq duhet të kthehen në porte ose të bëjnë devijime.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me tre nivele, të koduar me ngjyra për mot të keq, ku portokallia përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga e verdha dhe bluja. (Irma)