Kinë, udhëzues për ndërtimin e rrjetit kombëtar ujor
2023-05-26 17:03:07

CFP

CFP

Autoritetet kineze kanë shpallur një udhëzues për nxitjen e ndërtimit të një rrjeti kombëtar ujor, në përpjekje për të forcuar aftësinë për të garantuar sigurinë ujore.

Dokumenti, i publikuar së bashku nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshilli i Shtetit, drejton punën për ndërtimin e rrjetit kombëtar ujor gjatë gjithë periudhës 2021-2035.

CFP

CFP

Deri më 2025, Kina do të ndërtojë një sërë veprash të mëdha lidhur me rrjetin kombëtar ujor dhe do të shtojë përpjekjet për të forcuar pikat e dobëta në shpërndarjen e burimeve ujore, furnizimin me ujë të qyteteve dhe fshatrave, kontrollin e përmbytjeve dhe kullimin, mbrojtjen ekologjike të ujit dhe rrjetet e mençura ujore, thuhet në udhëzues.

Sipas dokumentit, niveli i inteligjencës së projekteve të rrjetit ujor do të përmirësohet dhe aftësia për të garantuar sigurinë ujore do të forcohet gjithashtu deri atëherë.

Objektivat afatgjata deri në vitin 2035 përfshijnë formësimin e një rrjeti kombëtar ujor, krijimin e rrjeteve ujore në nivel provincash, bashkish e kontesh dhe nxitjen e një sistemi kombëtar të sigurisë ujore që përmbush kërkesat e modernizimit socialist.

CFP

CFP