Zhvillohet në Tiranë ceremonia e krijimit të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Kinë
2023-05-26 10:36:05

Në ceremoninë e krijimit të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Kinë u mblodhën në Tiranë ish-studentë shqiptarë në universitetet e Kinës nga vitet ’60 deri në ditët tona.

Në fjalën përshëndetëse, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Winston Wang, theksoi se veprimtaria e saj do të ofrojë më shumë shërbime dhe mbështetje për numrin e madh të studentëve që studiojnë në Kinë, duke kontribuuar në shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme midis Kinës dhe Shqipërisë, si dhe në promovimin e miqësisë mes dy vendeve, duke u bërë një hallkë e re për përshpejtimin e zhvillimit të miqësisë në epokën e re.

Kryetari i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Kinë, Artan Lakrori, duke u prezantuar të pranishmëve synimin e krijimit të saj, vuri në dukje se ajo do të jetë shtëpia e të gjithë të rinjve shqiptarë që ndër vite kanë studiuar në Kinë por dhe e atyre që dëshirojnë të ndjekin studimet në shtetin aziatik.

Në emër të ish-studentëve në universitetet kineze, përfaqësuesi i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, Sotiraq Xharo, tashmë 80-vjeçar, kujtoi përvojën e tij si student në Kinë në vitet ’60 dhe përgëzoi nismën për krijimin e kësaj shoqate.

Që nga vitet 1990, pala shqiptare dhe ajo kineze kanë dërguar afërsisht 200 studentë te njëri-tjetri. Shkëmbimet dhe bashkëpunimi në fushat e arsimit dhe rinisë kanë vazhduar të zgjerohen. (Eda Merepeza)